Shkruan: Abdullah Mehmeti

Thënia e ditës

PSE SHQIPTARËT NË MAQEDONI KANË MBETUR JETIMË?!

Për një incident të vogël në qytetin e Ohrit në Maqedoninë Veriore, të sajuar nga shërbimet sekrete, ku u lëndua një qytetar i Maqedonisë me “vetëdije bullgare”, (i cili u rrah nga një qytetar tjetër po me “vetëdije bullgare”), pushteti i Sofjes i ngriti në këmbë të gjitha institucionet ndërkombëtare, të lënduarin e barti me helikopter në Sofje, ku u shkrepën mijëra fotografi me të lënduarin dhe udhëheqësit e lartë të pushtetit aktual në Bullgari, ndërsa pushteti i Tiranës, edhe përkundër detyrimeve sipas Kushtetutës, asnjëherë të vetme nuk ka ndërmarrë ndonjë masë për mbrojtjen e shqiptarëve në Maqedoni, për tri dekada me radhë, edhe kur janë organizuar dhjetëra ekspedita policore e ushtarake mbi vendbanimet shqiptare dhe banorët e tyre, kur janë likuiduar pa gjyq me qindra shqiptarë, janë plagosur e sakatuar shumë të tjerë, janë shkatërruar dhe djegur pronat e tyre, janë burgosur me qindra shqiptarë përmes proceseve të montuara politike!

Nuk je jetim vetëm kur nuk ke prindër, por kur nuk të mbron as pushteti i shtetit tënd amë dhe të tradhtojnë dhe shesin udhëheqësit politikë, që i ke votuar dhe u ke besuar!