Gjatë ditës së sotme është publikuar një video e tmershme  ku shihet se si shkelet familja Aliu nga Kumanova ku mbeti i lënduar rëndë 4 vjeçari Almir Aliu i cili pas disa ditësh vdiq në spitalin klinik në Shkup.

Videoja në fjalë në  brendinë e saj ka sekuenca trishtuese  që për arsye etike dhe humane portali fol.mk nuk e sheh të arsyeshme që ti  publikoj , sidomos  sot kur pritet të mbahet marshi protestues në Kumanovë të thirur nga OJQ , ku kërkohet drejtësi  dhe dënim maksimal për vrasësin. Ajo që është më shqetësuese me videon në fjalë dhe publikimin  e saj   disa orë para protestës  na jep arsye se kjo video është lëshuar me qëllim nga njerëz apo shërbime dashakeqe me qëllim që të devijojnë protestën e paralajmëruar paqësore,  andaj edhe një apel për të gjithë protestuesit të marshojnë të qetë në inteniarin e planifikuar dhe të ruajnë gjakftohtësin dhe sjelljen e qetë dhe dinjotoze në protestë  që njëherit është edhe kërkesë e familjarëve të Almirit të vogël tashmë të ndjerë.

©fol.mk