Shkruan:Qenan Aliu

Miq të dashur,

Edhe pse politika mund të shkatëroj jetë të njerëzve, por Almiri i vogël, nuk është politika. Engjulli i dashtun nuk është partia, ai shkoi viktimë e një çoroditjeje shizofrenike, por Alimiri nuk është dhuna, ai është paqa, toleranca dhe dashurija. Organizata ,, ZANI,, ka të drejtë,-të marshojmë në protestë me dinjitet, Almiri shpirti jonë, nuk dëmton prona, nuk djeg lokale, Ai është engjull ai shuan zjare ai ndërton mirëkuptim që në një shoqëri të mos ketë shozofren që smund ta kontrollojnë vehten e tyre. E poashtu më shum të drejtë kanë ata që iu thye zemra dhe shpirti, babai dhe nëna e Almirit. Ishin dinjitoz , me apel burërorë dhe çiltërsinë shpirtërore plotësisht të pastër. Almiri ishte viktimë e pafajshme, nuk duam të jemi shkas për shpërdorime politike vetëm duam drejtësi fajtori të dënohet sipas ligjit. Dhe këtu qëndron dinjiteti i një prindi që ka zemrën të lënduar, këtu qëndron fisnikëria e një nëne që ka mbërthyer dhimbja për evladin e sajë. E pra , Engjulli Alimiri, është njerëzore me dinjitet të kujtohet edhe me marshin protestues për DREJTËSI. Almiri sot dhe për jetë e mot do të jetë voglushi i bukur i hipur në qershinë me kokra të verdha, zemër dhe dhimbje e gjthë shqiptarëve anë e mbanë botës, do të jetë dhimbje për mbarë njerëzimin që lufton për ta zhdukur të keqen dhe veprat e shëmtuara. Almiri sot është shkas për të kërkuar drejtësinë për këtë krim, Almiri sot është KUMANOVA dhe mbarë rrethina , që fatkeqësisht politikat e këtij rregjimi e kanë kthyer në varë dhimbjeje dhe loti. Pra me ,,ZANIN,, me dinjitet dhe qytetari në marshin e protestës, kështu do të jemi më të vlerësuar para botës dhe madhështisë së Zotit. 

©fol.mk