Prokuroria Speciale Publike është tërhequr nga kërkesa e për të ngrirjen e pallatit të VMRO-DPMNE-së që mos të ndikojë në situatën politike, tha prokurorja speciale Katica Janeva, përcjell Fol.

“Menduam se duhet të vendosim në mënyrë tjetër për rastin “Talir”, sepse nuk duam të ndikojmë në situatën politike. Atë kërkesë mund ta paraqesim në çdo kohë në Gjykatën Themelore, ajo ishte një kërkesë procedurale dhe nuk ishte e detyrueshme”, tha Janeva.

Ajo shtoi se në këtë moment hetimi për rastin “Talir” po përparon dhe se në 3 muajt e ardhshëm pritet të ketë një epilog. /Fol/