Sot në ora 12 Prokuroria Speciale Publike (PSP), ka paralajmëruar konferencë për shtyp, transmeton FOL.
Njoftimin e konferencës për shtyp kjo porkurori e ka njoftuar në faqen e saj në rrjetin social Facebook por pa dhënë detaje se për çka bëhet fjalë.

Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor e ka refuzuar ankesën e PSP-së për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i cili është i dyshuar për krim me vlerë prej 17 milionë euro në rastin “Trust”. Koçan më parë dha garanci prej mbi 800.000 euro që të mund të mbrohet në liri.