Prokuroria Speciale Publike kërkon arrestim të Nikolla Gruevskit, Mile Janakievskit, Gordana Jankullovskës, Kiril Bozhinovskit dhe Martin Mrotugjerit në rastin “Titanik”, që ka të bëjë me mashtrime zgjedhore.
Arrest kërkohet edhe për Sasho Mijallkovin, Elizabeta Kançveska Milevskën dhe ish zv/kryeministrin Vlladimir Peshevski. Poashtu kërkohet arrestim i Toni Trajkovskit, kryetar i komunës Gazi Babë dhe për redaktorin e TV Sitelit, Dragan Pavlloviq Llatas për rastin Total. Gjithsej PSP kërkon arrest për 18 persona.

Dy ditë para skadimit të afatit për ngritjen e padive, PSP ka ngritur 17 aktpadi për 18 lëndë. Janë paditur 94 persona fizikë dhe 7 persona juridikë. Rastet “Target: dhe “Fortesa” janë bashkuar në një lëndë.