Prokuroria Speciale Publike, sot para Gjykatës së Lartë do të shpjegojë kërkesën e saj për mbrojtje të ligjit, ku kërkohet që të ngrihet prona e OBRM-PDUKM, gjegjësisht selia e re partiake të konfiskohet dhe të mos lejohet tjetërsimi apo të hidhet mbi ndonjë pronarë tjetër.

Për shkak të arsyeve teknike, seanca u anulua javën e kaluar. Deri më tani, kërkesa është refuzuar dy herë nga gjykata, por nga PSP vlerësojnë se pronësia e pallatit të bardhë shtatëkatësh duhet të mbetet e pandryshuar.

Në rastin ‘Talir’ i dyshuari i parë është kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevskit, kurse të dyshuarit tjerë janë edhe deputetët Ilija Dimovski, Daniella Rangellova dhe ish-kryeministri Emil Dimitriev, sekretari i përgjithshëm i partisë, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski, shefat e qendrës së komunikimeve Aleksandar Biçikliski dhe Ivo Kotevski.

‘Talir’ si hetim është hapur një muaj para se t’i kalojë afati PSP-së. /Telegrafi/