Prokuroi Publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli bëri kontroll në vendin e ngjarjes në afërsi të kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, ku dje u gjet trupi i pajetë i një emigranti informojnë nga PTHP

Vdekja e migrantit është raportuar nga një grup migrantësh të tjerë, sipas të cilëve i ndjeri tani së bashku me dy persona të tjerë u ka ngarkuar nga 800 euro për t’i transportuar nga Republika e Greqisë në vend dhe më pas me tren mallrash për në kufirin me Republikën e Serbisë. Kur kanë kaluar kufirin maqedono-grek, në gurin kufitar 53, tre organizatorët janë grindur me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një mjetë të mprehtë dhe ka goditur me thikë viktimën. Pas kësaj, disa nga emigrantët dhe sulmuesi janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa disa kanë mbetur dhe kanë tentuar t’i ndihmojnë të dëmtuarit i cili ka ndërruar jetë.

Për përcaktimin e gjendjes faktike dhe identitetin e të ndjerit, prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion, analizë të ADN-së dhe krahasim të vijave papilare. Të ndjerit iu gjet një dokument për qëndrim në Republikën e Greqisë, vërtetësia e të cilit u përcaktua dhe një celular i dhënë për ekspertizë, thuhet në njoftimin e PTHP-së