Spektakli i talentëve të këndimit i cili pritet të nisë shumë shpejt tashmë ka lansuar datat dhe lokacionet e zhvillimit të audicioneve.

Spektakli i cili prodhohet në Kosovë dhe transmetohet në RTK, Alsat M dhe Vizion Plus pritet të fillojë së shpejti.

Tashmë është konfirmuar se nga data 26 maj në Ferizaj fillojnë audicionet dhe mbarojnë në Prishtinë më 4 qershor.

Antarët e jurisë, prezantuesit dhe protagonistët tjerë pritet që të zbulohen së shpejti.

Albanian Star është format unik i spektakleve të talentëve të këndimit që tenton të sjellë diçka ndryshe nga spektaklet tjera të këtij lloji. /Telegrafi/

Audicionet mbahen në:
Ferizaj 26.05.2017,
Ulqin 27.05.2017,
Prizren 28.05.2017,
Gjilan 29.05.2017,
Gjakovë 30.05.2017,
Peja 31.05.2017,
Mitrovice 01.06.2017,
Tirane 02.06.2017,
Shkup 03.06.2017,
Prishtine 04.06.2017.