Prezantuesja e cila shpesh herë merr rolin e këngëtares, Luana Vjollca e ka gati projektin e saj muzikor.

Je veç ti’ mban titullin kënga e cila do të publikohet të mërkurën, shkruan lajmi.net

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë që ajo fansave të saj t’ua ‘servojë’ klipin në të cilin duket shumë seksi në stilin e viteve të 92-ta.

Ana vizuale e këtij projekti muzikor është realizuar në Prizren ndërsa Luana e ka publikuar në sekuenca të shkurtëra një pjesë të tij.

Përkrah videos së postuar, ndjekësit i kanë treguar se sa me padurim po e presin publikimin./lajmi.net