Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë portretin e parë zyrtar të Melania Trump, Zonjës së Parë amerikane.

“Jam e nderuar që shërbej në rolin e Zonjës së Parë dhe pres me padurim të punoj në emër të popullit amerikan vitet e ardhshme”, ka thënë Melania në një shënim dhe për këtë rast është shfaqur e veshur me të zeza e me një diamant 25-karatësh, që bie menjëherë në sy.

Zonja e Parë, që jeton ende në Nju Jork, do të zhvendoset në “1600 Pennsylvania Avenue”, ose në Shtëpinë e Bardhë pas disa muajsh, kur Barron, djali 10-vjeçar i çiftit të mbarojë vitin shkollor.

E lindur në Slloveni, Melania është e para “First Lady” jo amerikane në Shtëpinë e Bardhë, që nga koha e Louisa Adams, bashkëshortja e presidentit të 6 të Shteteve të Bashkuara, John Quincy Adams, që kishte lindur në Londër.