Kryetari i Këshillit të Komunës Qendër, Mirosllav Shipoviq, ka tërhqur dorëheqjen e tij nga funksioni. Ai për Nova TV tha se gjithçka është bërë në interesë të punës.

“E tërhoqa dorëheqjen me kërkes të këshilltarëve, si dhe në interes të punës, me qëllim që të ketë komunikim të mirë me kryetarin e Qendrës, Andrej Zhernovski”, deklaroi Shipoviq.

Siç njoftuan nga Komuna Qendër, përfaqësuesi i grupit këshilltarë të LSDM-së, Gjosho Vangellov, para fillimit të seancës së Këshillit, i bëri thirrje Shipoviqit të tërheqë dorëheqjen e tij dhe të kërkoi të gjejnë gjuhë të përbashkët me kryetarin e komunës.

Shipoviq kërkoi 10 muinuta pauzë për mendim, kohë në të cilën u konsulltua me Zhernovskin. Pas këtij diskutimi Shipoviq, tërhoqi dorëheqjen e tij, si dhe pikën e dytë në të cilën duhet të zgjidhje kryetari i ri i Këshillit.

Në deklaratë për media Shipoviq tha se vendimin për tërheqjen e dorëheqjes së tij, e ka marrë pas konsultimit me grupin e këshilltarëve të LSDM-së.