Puna juaj mund të jetë arsyeja pse ju keni qenë duke fituar peshë, thuhet sipas një studimi të ri, transmeton Klan Kosova.

Sipas një studimi të bërë nga CV-Library pothuajse një e treta e punëtorëve në Britani të Madhe kanë thënë se në aspekte të ndryshme puna e tyre ka qenë ndër shkaktarët kryesor të mbipeshës.

Lee Biggins, themeluesi dhe drejtori i CV-Library, shpjegoi vështirësitë në balancimin e një jetese të shëndetshme me një karrierë të kërkuar.

“Të kesh një jetesë të shëndoshë mund të jetë një punë në vete, prandaj nuk është befasuese të shohësh se puna ka një ndikim në zakonet e ngrënies dhe stërvitjes të shumë profesionistëve të vendit.