“As moti i lig dhe të reshurat e shiut nuk kanë ndaluar sot punëtorët e Jugohromit,që të dalin në protestë, për të kërkuar, siç shkruan në parullat e tyre, bukën e gojës, ose më konkretisht, kërkojnë nga qeveria që gjatë kësaj periudhe që nuk do punojë Jugohromi Qeveria të gjej mundësinë që ti subvencionojë këta punëtorë që të mos mbesin pa rroga”.

“Kjo qeveri duhet ta shoh popullin ku i çon dhe në çfarë rrugësh na çojnë neve. Ne kemi punuar nga 40 vjet dhe të mbesim në rrugë kjo nuk është e arsyeshme. Unë kam pesë anëtarë vetëm një rrogë më hyn në familje”, tha një punëtor.

“Është shumë normale që duhet të na sigurojë rroga. 30 vjet stazh dhe të mbesim në rrugë, a është në rregull kjo? Nuk themi që nuk ndotet ajri, filtrat duhet të vihen por Qeveria ka harxhuar namin e parave për përmendore për lloj lloj Car Dushana, ku janë tash qeveritarët tanë që nuk i marrin frenat në dorë”, u shpreh një punëtor.

“Të kthehemi sërish në punë të hapet fabrika, ne nuk ndotim ajrin e Tetovës. Tetova le ti pastrojë mbeturinat e veta. Si të na paguajnë ata ne rrimë në shtëpi”, tha një tjetër punëtor.
Kreu i Sindikatës së Jugohromit, Bajram Amiti, ka nxjerrë para medieve një raport që sipas tij dëshmon se ky kombinat nuk është ndotësi i vetëm në Pollog. Ai ka paralajmëruar se protestat dhe bllokimi i rrugëve do të vazhdojnë nëse nuk ka zgjidhje të shpejt.

“Ministria e Ambientit Jetësor ta shqyrtojë edhe një herë vendimin dhe të sjell vendim tjetër. Ta anulojë vendimin e parë dhe të fillojmë me punë. Nëse ministria nuk merr masa kërkojmë nga Qeveria që ajo ta sjell vendimin. Tani varet prej hapave që do marrin ata, por sigurisht se do protestojmë”, deklaroi Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Jugohromit.

Punëtorët e Jugohromit dolën në protesta pasi paraprakisht drejtuesit e kombinatit nuk kishin pranuar kushtet e tyre për kompensimin e tyre gjatë periudhës që nuk do të funksionojë kombinati.Alsat- M