Personeli makinist në Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut Transport ka sjellë vendim për bojkot, për shkak të mospagesës së pjesës së dytë të pagës së muajit qershor, për çka pas orës 16:00 nuk do t’i kryejnë detyrat e punës”, deklaroi për MIA, Toni Dimovski përfaqësues i personelit të makinistëve.Siç informoi ai, vendimi është sjellë në takimin e sotëm të makinistëve dhe ndihmësve, ndërsa bojkoti do të thotë se nuk do të nisen trenat e udhëtimit dhe të mallrave sot pas orës 16.

“Ne kërkuam paga të paguhet deri më datën 25 të muajit tjetër apo të na informojë ekipi i menaxherëve se do të vonohet, por ende nuk jemi të informuar”, deklaroi Dimovski.

Ai paralajmëroi se, do t’i dërgojnë letër Bordit Drejtues dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve si dhe Agjencisë së trafikut hekurudhor përmes së cilës, përpos pagesës së pagës do të kërkojnë edhe pagesë për kompensim për cilësi.

Përndryshe drejtori i Hekurudhave-Transport është hoxha nga Llërca e Tetovës Adnan Azizi nga Lëvizja B€SA. Humbjet në transportin hekurudhor kanë arritur 8,3 milionë euro. Në transportin e udhëtarëve, humbjet vetëm për vitin e shkuar janë 700 mijë euro ndërsa te mallrat 2,3 milionë euro. Hekurudhat para tre viteve mori hua nga kompanitë MEPSO dhe ELEM për pagesën e rrogave. Drejtori Azizi para disa muajsh bleu për përdorim zyrtar veturë gati 50 mijë euro nga buxheti i shtetit./Shqipmedia