Jani Butaris, kryetari i Selanikut, do të takohet të enjten me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Qëllimi i këtij takimi është bashkëpunimi më i mirë mes këtyre dy qyteteve dhe përmirësimi i marrëdhënieve,përcjell Fol.

Është planifikuar që Butaris të takohet me Kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov dhe Presidentin e Shtetit, Gjorgje Ivanov.

Në një deklaratë për Kathimerini, kryebashkiaku i Selanikut tha se vizita e tij nuk është e lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin./Fol.mk