Inspektorati Shtetëror i Punës ka kryer kontrolle në objekte ku po kryheshin ndërtime në Veles dhe ka konstatuar se tre shtetas turq, dy shqiptarë dhe një kosovar, po punonin si punëtorë ndërtimi në objekt pa leje pune.

Inspektorati siç bëhet e ditur ka ndërmarrë masat e duhura ndaj kontraktorit të ndërtimit. Shtetasit e huaj janë sjellë para gjyqtarit për kundërvajtje, i cili i ka dënuar me gjobë dhe masën e dëbimit dhe ndalimit të hyrjes në vend. (INA)