Dy kontrollorë të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik të Shkupit, janë sulmuar mbrëmë fizikisht, qëndron në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell TV21.

“Më datë 05.04.2023, në ora 21.30 në SPB Shkup, S.A.(42) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 20:50 në rajonin e Bit Pazarit, në autobusin e NQP-së, derisa kanë qenë duke kryer kontroll me kolegun e tij, pas një kacafytje paraprake, është sulmuar fizikisht nga A.N.(55) nga Shkupi”, thuhet në njoftim.