Jetona Selimi nëpërmjet një postimi të saj në rrjetin social fb reagon për largimin e saj nga puna.

Ja shkrimi i saj i plotë:

Jam njëra prej të pushuarve nga puna (ndërprerje të marrëdhënies së punës nga Komuna e Strugës) dhe kjo gjë nuk më bën të ndalem në mes të rrugës, aspak nuk më dëshpëron. Do vazhdoj të bëj atë që më takon, do rezistoj deri në fund. Ndërsa ju vazhdoni ta bëni punën tuaj, LARGIMIN E TË RINJVE NGA KY VEND.
Ky vendim i juaji më bën akoma më të fortë për t’u përballur me pasojat e politikës suaj përçarëse, që ky brez po i vuan sot. Ipërkas kësaj rinie që nuk lejohet të punojë, veprojë dhe të jetojë i lirë… Pushtetin nuk t’a sjell karrigia sepse 4 vite nuk janë asgjë më shumë se disa faqe të librit “Jetë”… Besojmë në rrugët ligjore!