Kimete Berisha

Një hoxhë shqiptar i la pa mendtë dje të gjithë kur i tipizoi femrat e Parajsës, të reja e me gjinj të mëdhenj, të bukura dhe të virgjëra, ndërsa burrit të Parajsës ia dha fuqinë e 100 burrave të kësaj dynjaje.

Ajo që gjithmonë më habit është paradoksi se si vet shqiptarët myslimanë përditë befasohen me fenë e tyre, të cilën pasi që e kanë trashëguar (të gatshme) nga prindërit, nuk e njohin fare.

Kur tipizohet vajza e bukur asaj normal që i atribohen edhe gjinjtë e mëdhenj, prandaj hoxha ‘nuk e ka tepruar’.

‘Do ta tepronte’ sikur t’i tipizonte ato ‘me gjinj të vegjël’ 

Banorët e Parajsës (sipas Islamit) pa përjashtim, të gjithë do të jenë të moshës 33 vjeç, ndërsa vajzat e reja, të bukura dhe të virgjëra do të jenë në shërbim të tyre.

Sipas Librit të Shenjtë, në Parajsë vendin kryesor e ka Muhamedi, pas tij vijnë varfanjakët dhe në fund besimtarët.

(Por, deri në ditën e Gjykimit, të gjithë presin në Barzakh).

Ushqim do të ketë me bollëk, asnjë pjatë nuk do ta ketë shijen e njejtë.

Uji do të rrjedh kurrë pa ndal.

Nevoja fiziologjike nuk do të ketë, por njerëzit do të shlirohen dhe do ta kryejnë tretjen e tyre nëpërmjet gogësimave dhe djersëve, e djersëve do t’u vijë aromë parfumi.

S’do të ekzistoj ndjenja e zemërimit, ndjenja e turpit, ndjenja e frikës, ndjenja e pikëllimit dhe e dhimbjes.

Secila dëshirë do të plotësohet.

(Mjafton të dëshirosh).

Vajzat e reja (të pavdekshme) që janë në shërbim të banorëve të Parajsës, do të jenë të shtrira në divane të dekoruara me dukat dhe me gurë të çmuar.

Banorët e Parajsës do të takohen me prindrit e tyre, me familjarët e tyre, me gratë, me burrat dhe me fëmijët e tyre (natyrisht, nëse janë pranuar në Parajsë).

Ata do të kënaqen teksa flasin mes vete për të kaluarën dhe do ta kujtojnë jetën e përbashkët në Tokë.

Do të ulën pranë dhe përballë njëri-tjetrit në kolltukë të thurur me qëndisma të bukura, ndërsa ata bisedojnë, pranë tyre do të kalojnë vajzat e bukura, përjetësisht të reja, dhe me bokalla, ibriga dhe gota, do t’u ofrojnë atyre pije të freskëta nga më të ndryshmet dhe pa kufij, pije të pastra që nuk shkaktojnë kokëdhembje;

Do të kenë në dispoziciom çfarëdo frutash që dëshirojnë;

Si dhe, bukuroshet e virgjëra, si xhevahira të fshehur, shpërblim për kontributin e tyre në Tokë.

Ushqimi në Parajsë nuk do të kalbet kurrë, dhe do të jetë shumë i shijshëm.

Strehimi në Parajsë për banorët do të jetë shumë i këndshëm; me kopshte magjike; lugina me hije; me fontana të mbushura me xhenxhefil; me lumenj të ujit, lumenj të qumshtit dhe lumenj të mjaltit; me pije puro (të pastra); me fruta të të gjitha sezonave (pa ferra dhe pa gjëmba).

Lisat në Parajsë përshkruhen si shumë të gjatë; malet të përbëra nga misku, ndërsa mes tyre rrjedhin lumenjtë e perlave dhe rubinëve.

Një ditë në Parajsë është e barabartë me 1000 ditë në Tokë.

Banesat janë të ndërtuara nga tullat e arit, argjendit dhe margaritarëve.

Po ashtu, përmendet edhe prania e kuajve dhe deve-ve në Parajsë.

P.S. Si në këtë, edhe në atë botë po shihet se gratë plaka s’paskan vend.

Pse s’bën plaka t’i gatuaj pitet për shembull, e vajza t’i shërbej!

Nuk i keni qartësu gjërat.

Derisa shkel këmba e njeriut në Parajsë dhe fillon me hëngër mish e me bë seks, kjo Parajsë po më pëlqen, anipse gratë i trajton veç si hyzmeqare, s’ka gajle…

Por unë e paramendoj Parajsën si dimension shpirtëror, hyjnor dhe jokomsumues…se ushqimi dhe seksi s’është kah i mungon gati askujt.

S’ka nevojë të shkosh në Parajsë për të hëngër mish. Po nejse.

Ndoshta, përshkrimi i Parajsës islame është alegori, të cilën nuk e kuptojnë dhe për pasojë e interpretojnë në mënyrë të vrazhdtë.

Nuk është aspak ngushëlluese për shpirtin (për neve që besojmë në Zot) ta përshkruash Parajsën si vend për shfryrjen e epsheve, si vend për hedonistët dhe për gurmanët. Si ‘Qendër tregtare’. (Se shpirti shkon në Parajsë e jo trupi).

Mendoj se shumë larg përshkrimit të Parajsës jeni Ju, që mendjen e keni veç te seksi dhe te mishi i pjekur.