Presidenti Vladimir Putin tha të premten se ai dhe homologu turk Tajip Erdogan po punojnë për organizimin e një serie të re bisedimesh pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara dhe OKB.
Putin bëri të qartë se prezenca e Moskës dhe e Turqisë ishin të mjaftueshme për bisedimet e armëpushimit, pas atyre të Gjenevës. “Hapi i ardhshëm është arritja e një marrëveshjeje për armëpushimin total”, tha Putin nga Tokio duke shtuar se po vazhdojnë negociatat me opozitën e armatosur siriane.
Putin ka propozuar hapjen e bisedimeve të reja në Kazakistan, në një lëvizje surprizë që tregon për afrimin e politikave ruse me ato të Ankarasë, dhe gjithashtu tregon lodhjen e Rusisë me bisedimet e kota me aministratën Obama. Ministri i jashtëm Sergei Lavrov tha kësaj jave se bisedimet me SHBA janë “vërdallosje pa rezultat” dhe se Ankaraja mdun të rezultojë një aleat më efektiv për Sirinë.