Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë sot se NATO është duke e nxitur Rusinë drejt një konfrontimi, njofton Kremlini.

Lideri rus ka thënë se samiti i NATO-s në korrik të vitit 2016 e kishte përshkruar Rusinë si kërcënim të madh ndaj sigurisë, për herë të parë që nga vitit 1989.

Po ashtu, ai e akuzoi NATO-n për përshpejtimin e procesit të vendosjes së armeve strategjike dhe konvencionale përgjatë kufijve të shteteve të veta anëtare.

“Ata po na provokojnë neve [Rusinë] dhe kane tendencë për të na cuar drejt konfrontimit,” ka thënë Putin sipas një komunikate të Kremlinit.

“Para së gjithash, natyrisht, ne duhet ta forcojmë punën me partnerët tanë në organizata si OKB-ja, Organizata e Traktatit Kolektiv të Sigurisë dhe Organizata e Bashkëpunimit e Shangait,” ka thënë ai.

Putin i ka bërë këto komente gjatë takimit vjetor të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë