Studiuesit e botës së gjallesave detare kanë zbuluar sot një specie të re peshkaqeni në uëjrat e shtetit të vogël të Amerikës qendrore Belize.

Departamenti i peshkimit në Belize dhe kërkues nga Florida regjistruan zbulimin e species më parë të panjohur të peshkaqenit Sphyrna ose ndryshe kokë-çekiç.

Ata thanë se kafsha është relativisht e vogël dhe jeton në ujëra të pastra, siç është brezi koralor prej 300 kilometra në Belize Barrier, më i gjati në hemisferën veriore.

Philipp Kanstinger, ekspert i konservimit marin tha se zbulimi tregon rëndësinë e ruajtjes së brezit koralor si një pikë diversiteti gjallesash.

“Ne po punojmë me partnerët për të siguruar që ky ambient detar të ruhet në të ardhmen”, tha ai në konferencën e shtypit, duke nxitur më tej autoritetet në Belize të veprojnë për ruajten e parajsës detare ku jetojnë rreth 500 specie peshqish e mbi 100 tipe koralesh.