Qarkullimi në industri në maj të këtij viti në krahasim me majin e vitit të kaluar shënon rritje prej 8,3 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri në maj të vitit 2018, në krahasim me majin e vitit 2017, shënon rritje tek prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4,3 për qind, prodhime kapitale për 13 dhe prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 7,1 për qind, ndërsa rënie shënon tek Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 3,1 për qind.

Qarkullimi në industri, në maj të vitit 2018, në krahasim me prillin e vitit 2018, shënon rritje prej 9,8 për qind, ndërsa në periudhën janar – maj të vitit 2018, në krahasim me periudhën janar – maj të vitit 2017, rritje prej 10,2 për qind.

Qarkullimi në industri në tregun vendor, shënon ulje për 1,4 për qind, ndërsa në tregjet e huaja shënon rritje prej 11,3 për qind.