Qeveria e Malit të Zi, pjesë e së cilës me shumë kompetenca është zëvëndëskryeministër shqiptari Dritan Abazoviq, po vazhdon me shkarkime të reja.

Pasi javën e kaluar shkarkoi drejtorin e Policisë… dhe të Inteligjencës, Qeveria malaziase, sot ka vendosur shkarkimin e shtatë ambasadorëve, shkruan Indeksonline.

Ministri i ri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Djorgje Radulloviq ka vendosur shkarkimin e shtatë ambasadorëve me arsyetimin se të gjithë ishin politikë.

Ambasadorët në Serbi, Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Itali, Bosnjë e Gjermani do të shkarkohen me procedura./Indeksonline/