Bajrush Xhemajli ka treguar si u krijua Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë një interviste në ABC.

Ai deklaroi se në themelimin e saj kanë marrë pjesë personazhe të njohur të skenës politike në Kosovë. Ai theksoi se UÇK është vlerësuar nga organizata ndërkombëtare përfshirë këtu edhe NATO-n për drejtësinë e luftës që kanë bërë kundër Serbisë.

“Ka pasur dy faza. Me dalë në skenë qysh i ri, skena politike ilegale ka ndërruar edhe orientim dhe ka bërë që të masivizohet. Është kombinuar legalja me ilegalen. Ka qenë një lëvizje ku kanë marrë pjesë të gjithë pavarësisht ideologjisë dhe është formuar me vendime UÇK. Me vendim të LBK. Ka qenë Xhavit Haziri, në atë kohë ka qenë edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Vërtetë kanë qenë persona që janë edhe sot në skenën politike. Kështu që formimi i UÇK ka qenë si rezultat i asaj që politika ka dhënë frytin e saj. Në konferencë që është mbajtur ne ishim në korridor dhe askush nuk mundej me hy.

Që dmth pa luftë çlirimtare nuk ke ti çfarë kërkon në konferenca. Me i shpall luftë një makineri që kishte bërë masakra ka qenë jo vetëm trimëri por me i dhënë merita të jashtëzakonshme. Fakti që na ka mbështetur NATO tregon për drejtësinë e luftës që kemi bërë. Në 19 korrik ’94 është marrë një vendim që lëvizja popullore e Kosovës do e formojë një krah të saj ushtarak.

Ka qenë sektor i veçantë. Nuk është caktuar në atë mbledhje. Por më vonë është formuar me emër kjo. Sa i përket emërimit UÇK dhe organet e saj që do ta bëjnë atë sektor. Kanë qenë tre vetë nga LBK. Ai e ka zhviluar pastaj UÇK. Në fund të vitit është caktuar. Tirana ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm dhe si rezultat i atij roli dhe luftës territori i Shqipërisë ka qenë fushë e përgatitjes për luftëtarët”, tregon Xhemajli.