Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë akuzoi sot presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan se mbështet terrorizmin dhe bart përgjegjësinë më të madhe për gjakderdhje në Siri.

Akuzat e Damaskut zyrtar vijnë pasi që Erdogan sot deklaroi se kreu i Sirisë Bassar Al-Assad është terrorist dhe se nuk mund të ketë bisedime paqësore derisa kreu i shtetit sirian merr pjesë aty.

Erdogan po ashtu tha se Assad nuk duhet të jetë e së ardhmes së Sirisë pas konfliktit.