Tre vjet pasi presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker njoftoi një moratorium pesëvjeçar mbi zgjerimin e BE-së, dera për pranimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian më në fund është e hapur, kështu është shprehur ish-ministri francez dhe kreu i misionit ndërkombëtar në Kosovë, Bernard Kouchner, përcjell Fol.

Në tekstin autorial të botuar në portalin “Observer UE”, Kouchner ka thënë se pa marrë parasysh çfarë arsye për këtë – krizën e tejkaluar, një ekonomi e përmirësuar e kontinentit ose Bregzitit, ai beson se është “koha e duhur për të shqyrtuar radhën e pritjes dhe të ndahen biletat – por vetëm dy”.

Kouchner tha se, edhe pse Serbia dhe Mali i Zi vlerësohen si lidere në rajon në procesin e zgjerimit të BE-së, përsëri duhet t’i kushtohet vëmendje edhe vendeve tjera, si Shqipëria dhe Maqedonia.

Ai vë në dukje se 80 përqind e shqiptarëve dhe 54 përqind e maqedonasve janë deklaruar për pranimin e vendeve të tyre në BE, ndryshe nga Serbia, ku përkrahja është vetëm 26 përqind. /Fol/