Qeveria e Maqedonisë sot në seancën e 163-të miratoi informacionin për blerjen e dhe adaptimin e një pjese të hapësirës në selinë e NATO-s në Bruksel për nevojat e misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të NATO-s me propozim vendimin për blerjen e me marrëveshje të drejtpërdrejtë të pasurive të paluajtshme.

Sipas informacionit, janë paraparë 2.872.255 euro për blerjen e 996.37m2 (878.10m2 neto) të hapësirave administrative, për parkingun dhe realizimin e punëve ndërtimore të adaptimit.

Ndryshe, ratifikimi i Protokollit për hyrjen e Maqedonisë së Veriut është miratuar nga shumica dërmuese e vendeve anëtare, ndërsa Maqedonia e Veriut pritet të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s në dhjetor të këtij viti.