Ministritë për politikat dhe për luftën kundër korrupsionit të veçojnë lëndë, që kanë të bëjnë me korrupsionin, shpërlarje parash, krimin e organizuar, të cilat pastaj do të dorëzohen deri te trupat e Komisionit Evropian, përcjell Fol.

Këtë detyrë ua dha Qeveria në seancën e sotme, me propozim të Sekretariatit për çështje evropiane.

Pasi që këto lëndë dorëzohen deri te trupat e KE-së do të fillojë procedura për evoluimin e sistemit për përballje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në RM.

Sekretariati për çështje evropiane në seancën e sotme qeveritare para ministrave e parashtroi informacionin, me të cilin inciohet nënshkrimi i Marrëveshjes për financiar mes KE-së dhe qeverinë të Maqedonisë dhe Shqipërisë për Programin aksional për bashkëpunimin tejkufitar.

Qeveria mori vendim edhe për negociata për lidhje të Protokollit me Qeverinë e Kosovës për bashkëpunim në fushën e luftës kundër trafikimit me njerëz. /Fol/