Katër të akuzuarit për vjedhje të ‘Tutunska Banka’, gjegjësisht në mënyrë joligjore kanë marrë 400 mijë franga zviceriane dhe 375 mijë euro, sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1, kanë pranuar fajin për veprën penale me të cilën ngarkohen, përcjell Fol.

Në lidhje me paratë, edhe pse kanë pranuar fajin, të akuzuarit nuk kanë treguar se ku i kanë çuar paratë.

Seanca e radhës është caktuar më 27 tetor, në të cilën do të vendoset ndaj tyre.

Për të akuzuarit parashihet burg prej 3 muaj deri 10 vite. /Fol/