Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se gjatë qeverisjes Haradinaj janë keqpërdorur 43 milionë euro në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë.E deklaratës së ministrit Murati iu është kundërpërgjigjur me akuza kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.Ai në një postim në Facebook radhiti disa pyetje në formë të akuzave për ministrin Murati, ku ndjëra ndër kishte të bënte me menaxhimin e pandemisë Covid-19.“Lista e përgjigjeve e sqarimeve që duhesh me ia dhanë qytetarëve është shumë e gjatë. Ne u detyruam t’i rikujtojmë disa!Dhe për fund, sqaroju qytetarëve që auditimi i brendshëm bëhet nga ti dhe punëtorët tuaj, ku shkruani çka ju teket dhe nuk është auditim profesional nga Auditori Gjeneral”, deklaroi ndër të tjera Haradinaj, përcjell “Bota sot”.

Duke parë postimin e Haradinaj, duket se ai nuk kishte argument të forta për ta rrëzuar akuzën e minstrit Murati, derisa vetëm lëshojë akuza ndaj Qeverisë Kurti.Postimi i plotëMinistër Murati, etiketimet e ulëta nuk të shpëtojnë as ty e as shefin tënd nga dështimet e njëpasnjëshme!Tregoju qytetarëve ministër, pse po e bojkoton gazin amerikan e po e sjell gazin rus në Kosovë!?Tregoju qytetarëve se nuk keni blerë asnjë vaksinë, dhe e keni bërë Kosovën “kampione botërore” për keqmenaxhim të pandemisë!Trego ministër, pse nuk po bëni asnjë angazhim shtesë në situatën më të rëndë e me numrin rekord të vdekjeve këto ditë? Biles as shtesa për personelin shëndetësor e as për policinë?!Tregoju qytetarëve, se përpos që hoqët taksën, nuk vendoset reciprocitetin, Serbisë ia hoqët edhe pengesën e fundit, taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia, për të dëmtuar prodhimin tonë vendor!