Ligji për energjitikë të jetë ndër ligjet prioritare, rekomandoi Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme.

Me propozim të Komisionit për sistem ekonomik dhe politikë ekonomike vijuese, Qeveria e shqyrton raportin për punën e Komisionit Rregullativ për Energjitikë të Republikë së Maqedonisë në vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi shërbimi qeveritar, në seancë e djeshme nënkryeministri për çështje ekonomike informoi për takimin në Sekretariatin e Bashkësisë Energjitike në Vjenë, të mbajtur më 9 gusht të këtij viti.

Ulja e çmimit të energjisë elektrike ka qenë një ndër premtimet kryesore të LSDM-së gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit 2016.