Një ditë para zgjedhjeve, të shtunën, Qeveria ka miratuar Dekretin për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të situatës në energjetikë. Dekreti është shpallur në Gazetën Zyrtare.

“Për kriteret dhe kushtet e shpalljesë së situatës së krizës në raste të fatkeqësive natyrore dhe të motit, havarive dhe cënimit të tregjeve të energjisë elektrike në situatë krize, masat që ndërmerren në rast të situatës së krizës, si dhe të drejtat dhe obligimet e bartësve të licensave për kryerjen e veprimtarive elektroenergjetike.” – thuhet në hyrje të Dekretit.

Bëhet fjalë për dokument që miratohet konform Ligjit për Menaxhim me Kriza dhe që mundëson koordinimin e institucioneve kompetente, por, sic percjell KlanM, nuk do të thotë automatikisht shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të cënimit të furnizimit me rrymë elektrike.

Sic thuhet në Ligjin për Menaxhim me Kriza, Qeveria miraton vendime për përdorimin e resurseve, si dhe përdorimin e tyre proporcional sipas natyrës së intensitetit të situatës së krizës.

Për shpalljen e situatës së krizës elektroenergjetike duhet të formohet Komisioni për ndjekjen e situatave me furnizimin me energji elektrike. Ky Komision përbëhet nga dhjetë anëtarë.

Komisioni bën vlerësimin e situatave me furnizimin me rrymë elektrike në RMV dhe vendet fqinje duke përgatitur raport për t`ia dorëzuar Ministrit të Ekonomisë.

Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, javën e kaluar theksoi se në vend nuk ka krizë energjetike dhe se ka sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike duke siguruar se deri në fund të vitit nuk do të rritet cmimi I rrymës elektrike.