Muezinët në Turqi nga minaret – po e thërrasin popullin për të dal në rrugë

Shumë muezinë anë e mbanë Turqisë, janë duke thirrur për ti dalur në ndihmë vendit duke mos lejuar puçin ushtarak, duke bërë thirrje nga minarja.

Ndërkohë që një hap që sinjalizon rrezikun e fillimit të një lufte civile, qeveria në rrëzim i ka bërë thirrje policisë që të mos ia dorëzojë komandën dhe armët ushtrisë, por që të luftojë kundër saj.
Po kështu i ka bërë thirrje popullit që t’i rezistojë ushtrisë.

Të shtëna në rrugët e Ankarasë dhe Stambollit, ndërkohë që ka konfuzion të plotë në opinionin publik dhe ndërkombëtar.

Kryeministri turk ka qenë në krye të komunikimit, ndërkohë që Presidenti Erdogan ndodhet prej ditësh në pushime.

Ende ka dyshime që kjo po ndodh me qëllim gjatë mungesës së tij. Po nuk dihet nëse e kanë zgjedhur momentin oficerët e ujshtrisë siç thotë qeveria, apo po e organizon Erdogani nga larg për të bërë ndryshime në ushtri, siç thonë disa kritikë të ashpër të tij.