Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se në Turqi është duke ndodhur një grusht shtet, por deri më tani nuk dihet se cila anë është duke e fituar, thonë burimet për Reutersin.

Sekretari i Shtetit, John Kerry në një konferencë për medie në Moskë, shpreson që paqja dhe stabiliteti do të vazhdojnë në Turqi, ku po ndodh një grusht shtet.

Ai ka thënë se nuk mund të flasë më shumë pasi nuk është i informuar mirë për situatën aktuale në Turqi.