Sekretari gjeneral i BDI-së, Abdilaqim Ademi ka komentuar anketën e fundit të realizuar nga Institutit Dimitrie Çupovsk, ku BDI prin përsëri e para në bllokun politik shqiptarë.
“Rezultatet e anketës së fundit, përsëri e nxjerrin BDI-në fituesë të zgjedhjeve. Më e rëndesishme është pergjigjia në pyetjen: cila parti politike do të fitoje në zgjedhjet e ardhshme?
Nëse shihen rezultatet e kësaj pyetje, do të shihet se rezultati për BDI-në është më i lartë se sa ata qe do ta kishin votuar atë. Kjo d.t.th. se edhe votuesit e partive tjera e pranojnë së BDI do ti fitojë zgjedhjet”, shkruan në fb. Abdilaqim Ademi.
Ndryshe anketa e fundit e Institutit Dimitrie Çupovski, Bashkimin Demokratik për Integrim me 7.6 për qind e nxjer fituese absolute në bllokun politik shqiptar e pasuar nga partia e Menduh Thaçit me 1.9 për qind, ndërsa në këtë radhitje askund nuk figurojnë partitë e vogla shqiptare jashtparlamentare.