qenan aliuNga Qenan Aliu
Miq të dashur,
Pijar strategjia e Vmro-Dpmne-së si duket ka parashikuar disa ditë panel-debate nëpër shumë mjedise në mesin e anëtarësisë së tyre dhe të dielën në tush-shpërlarjen e trurit në palestrën- ,,Boris Trajkovski ,, në Shkup.
Topitja e anëtarësisë së tyre më shum se çdo herë tjetër po bëhet me vegetën e nacionalizmit, duke spinuar se disa fuqi të jashtme dhe të brendëshmë duan ta zhbëjnë Maqedoninë.
Në fakt po të kishin interesin gjeostrategjik fuqitë e jashtme për zhbërjen e këtij shteti , moti do ta kishin zhbërë.
Mirëpo, zhbërjen politike, ekonomike e juridike të shtetit e bëri mun kjo kastë politike një dekadëshe edhe atë duke e mashtruar këtë popull dhe në forma gallopante duke e plaçkitur.
Zhbërja e një shteti nuk ka brina, ajo fillon duke ia deformuar sitemin juridiko-politik dhe qytetarët e tij duke i varfëruar në skajshmëri . Kjo kastë politike këtë edhe e bëri .
Ajo që duhet thënë këtij establishmenti politike në këto panele është kjo, se ;- poqëse këta nuk largohen nga pushteti , dhe ti mundësohet drejtësisë të veprojë KY SHTET EDHE DO TË ZHBËHET !
Fundja nacionalizmi nuk është edhe ideologji që duhet shmangur, por nacionalizmi maqedonas është aq i shëmtuar saqë duket pashije dhe i pa argumentuar ,aq më tepër kurë i njëjti etablohet nga një kastë hajdutësh.
© fol.mk