rsz_qenan

Shkruan:Qenan Aliu

Ju për shkak të kapjes tuaj shkoni në zgjedhje ku votojnë të gjorët e Nikolla Gruevski që janë me mijëra nga Pusteci.

Pse nuk dëshironi të pranoni se ju për shkak të kapjes i mbyllni sytë dhe veshët dhe i qëndroni në besë Nikollës dhe Vmro-Dpmne-së, që ata jo vetëm se e mbështesin dhe votojnë për Nikollën , por ata e CËNOJNË edhe peshën politike të votës së shqiptarëve në Maqedoni.

Pse po rini heshtur si struci me kokën në zallë ,kur para hundëve tuaja në pushtet i pajisi të gjithë burra e gra të Pustecit dhe rrethinës së Gollo Bërdos me shtetësi e letërnjoftime të Maqedonisë, vetëm e vetëm për të votuar për Nikolla Gruevskin.

Ju lider të nderuar, E di që se keni dert shumë edhe për Maqedoninë edhe për Demokracinë. Por keni një hall të madhë, po i mbani peng qytetarët e këtij vendi në veçanti edhe shqiptarët, vetëm e vetëm të jeni me Nikollën për ti mbuluar të bëmat dhe të zezat që i bëtë bashkë këtë dekadë të kaluar.

Ju dhe as Nikolla nuk mund të sfidoni qytetarët e këtij vendi, ju nuk mund ta ngulfatni më Demokracinë, ju nuk mund ta sfidoni Drejtësinë.

Mos haroni jo vetëm qytetarët e këtij vendi por edhe Zoti i ka dëgjuar ,,bombat,, e të vërtetës. Ju nuk jeni ashtu si dukeni dhe si flitni, ju jeni më ndryshe , Zoti e dinë më së miri, dhe mbase e dinë edhe do tju dënojë.