Shkruan: Ruzhdi Matoshi

 I ashtuquajturi president Gjorgji Ivanov i cili erdhi nē krye me mbështetjen e drejtpërdrejtë të PDSH-së dhe me heshtje e  strategji të BDI-së ,mbrëmë ngacmoi situatën dhe ashtu të brishtë në Maqedoni!

Po pse ai veproi kështu? Gjorgji Ivanov amnestoi bashkëpartiakët e tij nga  VMRO-DPMNE për ti shpëtuar Prokurores Speciale!

 Çfar duhet të bëjnë shqiptarët në këtë situatë ?

A i përfaqēsojnë shqiptarët BDI dhe PDSH ? Definitivisht përgjigja është JO !

Por çfar duhet të bëjmë në këtë situatë kur kemi përplot burgjet me shqiptarë si pasojë e rasteve tē montuara ! Urgjentisht partitë e reja të krijojnë shtab për situatë të jashtëzakonëshme. Nëse këtë nuk e bëjnē shqiptarët do të jenë përkrah me bashkëkombësit e tjerë deri në rrëzimin përfundimtar të  këtij regjimi pro rus !

 Është turp të presim nga BDI dhe PDSH të cilët definitivisht janë bashkëpjesëmarrës në krim me VMRO-në.  Andaj jam i gatshēm të japë kontributin tim për ruajtjen e PAQËS në vend dhe krijimin e kushteve normale në vend nē bashkërendim me faktorin ndërkombëtar

©fol.mk