Qytetarët gjatë regjistrimit në ueb-faqen vakcinacija.mk vetë kanë bërë zgjedhje të gabuar të lokacionit ku dëshirojnë të vaksinohen, për këtë arsye sistemi automatikisht iu ka dërguar porosi për lokacionin, gjegjësisht pikën e vaksinimit dhe qytetin, të cilat i kanë zgjedhur vetë. Këtë sot e njoftoi Ministria e Shëndetësisë pasi në rrjetet sociale u paraqitën informacione nga qytetarë, se për vaksinim kanë marrë sms porosi që të vaksinohen në qytet tjetër, e jo ku jetojnë, pas çka sistemi Termini Im ka bërë analizë të situatës.

“Ministria e Shëndetësisë i informon të gjithë qytetarët të cilët janë përballur me një problem të tillë dhe për këtë shkak nuk ishin paraqitur dje në vaksinim të njëjtën gjë ta bëjnë sot, në vendin ku jetojnë, gjegjësisht në pikën e vaksinimit në qytetin e tyre. Nuk ka nevojë që përsëri të regjistrohen në vakcinacija.mk as te mjeku i tyre amë, mjafton që kur të vijnë në pikën e vaksinimit ta tregojnë porosinë të cilën e kanë pranuar gjegjësisht ku shkruan se dje kanë pasur termin për vaksinim”, thuhet në kumtesë.