Shoqata e qytetarëve “Globa” nga Manastiri ka ngritur iniciativë për shfuqizim të masave me të cilat parashihet shfuqizimi i ndihmës sociale për qytetarët me rrezik social të cilët përmes mbledhjes së shisheve të plastikës ose në ndonjë formë tjetër fitojnë shuma shumë të vogla parashë, transmeton FLAKA.info

“Në të gjitha masat e parapara dënohesh prej 6 deri 12 muaj, e shfrytëzuesit e ndihmës sociale në para dëmtohen edhe për shkak të të ardhurave të vogla ata e humbin të drejtën e ndihmës sociale. Mund të përmend shembuj se vetëm për 300, 500 ose 800 denarë që i kanë marrë për disa shishe plastike ose ndonjë të ardhur tjetër të vogël e kanë humbur të drejtën për të fituar ndihmë sociale në muaj të caktuar”, thotë Tome Krstevski nga shoqata “Global”.

Ai sqaron se ndihma sociale u ndërpritet edhe nëse nuk paraqesin ndryshim të situatës finaciare, qoftë të bëhet fjalë edhe për shuma shumë të vogla parashë.

Nga shoqata “Global” thonë se vitin e kaluar nga 400 pranues të ndihmës sociale, në periudhë gjysëmkohore të vitit u është ndërpre e drejta të marrin ndihmë sociale për shkak të mosparaqitjes në kohë të të ardhurave. FLAKA.info