Në një intervistë për mediat kosovare kryeministri në largim Isa Mustafa i ka kërkuar Vetëvendosjes që të pranojë publikisht se dosjet e dorëzuara në prokurori janë false, e më pas mund të flitet për koalicion.

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të japë sqarime për të gjitha dosjet e dërguara në prokurori, si dhe të flasë, për sulmet ndaj shtëpisë së kryeministrit si dhe kërcënimet. Mustafa në një intervistë për KosovaPress, tha seVV fillimisht duhet të jaapë përgjigje për këto çështje e më pas LDK nën drejtimin e tij mund të shqyrtojë mundësinë e një koalicioni me këtë subjekt politik.
Mustafa u shpreh se Vetëvendosje është e detyruar politikisht por dhe moralisht që të sqarojnë këto cështje, pasi nëse sulmohet shtëpia e një kryeministri, familja e tij dhe nëse një kryeministër shpallet tradhtar, duke dorëzuar 70 dosje kundër tij në prokurori, janë fakte që nuk mund të harrohen duke kërkuar më pas koalicion: Atëherë diçka nuk është në rregull, ose nuk e kanë pasur mirë atëherë, ose nuk e kanë mirë tani, do të thotë që problemi është në politikat tona”, tha Mustafa. Lideri i lidhjes demokratike të Kosovës ka reaguar në këtë mënyrë pas apelit të Vetëvendosjes për të bashkëqeverisur.