Përfundon mbledhja e dy qeverive, Kosova dhe Shqipëria afrohen edhe me shtatë marrëveshje

(E plotësuar) – Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë, do të realizohet nën flamurin evropian. Kështu tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në mbledhjen e tretë të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila u mbajt në Prishtinë, ku kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij, u priten në mënyrë ceremoniale nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë takim u nënshkruan shtatë marrëveshje, të cilat pritet të ndikojnë në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes dy vendeve, pasi që shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë tashmë kanë avancuar.

Kryministri i Kosovës Isa Mustafa tha se tashmë bashkëpunimi mes dy vendeve është shndërruar në një platformë të orientimit të politikave të përbashkëta të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik dhe se ëndrra e shqiptarëve është bërë realitet.

Ndërsa duke i uruar mirëseardhje delegacionit shqiptar tha se afrimi dhe bashkëpunimi me Qeverinë shqiptare s’ka qenë asnjëherë më i mirë se në këtë epokë. E në vargun e sukseseve që Kosova ka arritur së fundi, Mustafa përmendi dhe mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Mustafa: Ëndrra e shqiptarëve u bë realitet

“Qytetarët e Kosovës së fundi kanë përjetuar një varg suksesesh të njëpasnjëshme. Në këtë varg të të arriturave unë e rendis dhe këtë mbledhje të përbashkët të dy qeverive tona. Bashkëpunimi vëllazëror dhe investimi maksimal për të qenë së bashku në rrugën e progresit dhe të anëtarësimit të familjes evropiane, është kërkesë e qytetarëve dhe është obligim i ynë. Në këtë drejtim bashkëpunimi i gjithanshëm që deri dje konsiderohej si ëndërr e shqiptarëve, sot është një realitet rajonal. Ndërsa nesër do të jetë një model evropian dhe më gjerë. Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës dalin sot para jush, me bilanc pozitiv të bashkëpunimit, pas mbledhjes së dytë të cilën vitin e kaluar e zhvilluam në Tiranë dhe në Prizren para dy viteve”, tha Mustafa.

Mustafa tha se të dhënat e dyanshme, flasin për zbatimin e kënaqshëm të shumicës dërmuese të marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar më herët, e që kanë të bëjnë me nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë dhe fusha të tjera. Ai tha se kanë mbetur pak çështje që të adresohen, por rezultatet janë të prekshme.

Ndërsa tha se sot nënshkruan dhe një deklaratë të përbashkët përmes së cilës, është konfirmuar angazhimi i përbashkët politik për të forcuar kuadrin e bashkëpunimit të gjithanshëm, si dhe lehtësimin e procedurave të eksport importit, në funksion të një bashkëpunimi me të mirë ekonomik. Sipas tij Kosova dhe Shqipëria, kanë arritur nivele të larta të bashkëpunimit, përtej bashkëpunimit bilateral dhe se Shqipëria është promotorë dhe po jep përkrahje të paqmuar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se ajo që sot u pa është kurorëzimi i një pune përgatitore, të gjatë, jo thjeshtë për të bashkërenduar dokumente e marrëveshje, por për të quar përpara një plan strategjik të integrimit të hapësirës sonë të përbashkët të ndërveprimit ekonomik dhe kulturor, pasi që ai politik sipas tij është një ndërveprim që nuk ka munguar asnjë çast. Ndërsa tha se takimi i sotëm thellon bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme, si lehtësimi i procedurave që pengon shkëmbimin mes njerëzve dhe mallrave në kuptimin ekonomik dhe tregtar.

Rama: Volumi tregtar mes dy vendeve 200 milionë euro

“Unifikimi i plotë i tregut të vendeve tona si dhe konsolidimi i një tregu të përbashkët energjetik, janë korniza e këtij angazhimi. Dua ta përsëris faktin, që vetëm si rezultat i angazhimit të mbledhjeve të mëparshme të dy qeverive, volumi tregtar në 2015 me Kosovën, ka prekur 200 milion euro dhe faktikisht Kosova për herë të parë, është renditur e dyta pas Italisë, në destinacionin e eksporteve shqiptare..Gjithçka që kemi arritur na bënë thjeshtë konkretisht të vetëdijshëm, për potencialet që ka ky bashkëpunim dhe për domosdoshmërinë, që t’i maksimizojmë ato. Edhe rritja në shifër absolute e njerëzve që lëvizin mes të dy anëve, është 22 për qind në vitin 2015”, tha Rama.

Sipas tij Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë , do të jenë në funksion të zgjerimit të hapësirave dhe rënies së barrierave në mënyrë që të jetë një model rajonal në kuptimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, çka do të sjellë rritje të konsiderueshme të këmbimeve tregtare.

Rama po ashtu tha se mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, të gjithë duhet të besojnë se nëse Qeveria e Kosovës nuk do të ishte këmbëngulëse në dialog, nuk do të ndodhte liberalizimi i vizave.

Rama: Kosova shembull i pajtimit

“Të gjithë duhet ta besojnë që nëse qeveria e Kosovës nuk do të kishte qenë vendosmërisht këmbëngulëse në rrugën e dialogut, liberalizimi i vizave nuk do të kishte ndodh. Nëse Qeveria e Kosovës dhe Kosova, nuk do të kishte rrezatuar këtë shembull të shkëlqyer, që t’i tregojnë gjithë botës se pasi u masakruan në luftë shtriu dorën e pajtimit dhe dha shembullin e trajtimit të minoriteteve këtu në këtë vend, ku shqiptarët u masakruan barbarisht do të jeni të sigurte se sot Kosovës nuk do të i ishin hapur dyert që i janë hapur dhe nuk do të ishim duke folur tani më për një cilësi të re marrëdhëniesh të NATO0-s me Kosovën, gjë që Shqipëria e avokon me forcë dhe do ta avokojë vazhdimisht në çdo instancë dhe në samitin e ardhshëm të NATO_ss në Varshavë, kur ne do ta theksojmë shumë fort që është koha që Kosovës, t’i jepet një status i ri nà « marrëdhëniet me NATO-n”, tha Rama.

Rama po ashtu tha se Kosova është vendosmërisht dhe qartë në drejtimin e duhur. Ndërsa theksoi se Serbia duhet të lirohet nga makthi për Kosovën.

Rama: Serbia të çlirohet nga makthi i Kosovës

“Unë kam qenë dhe mbetem i mendimit që sa më shpejt Serbia të çlirohet nga makthi i Kosovës dhe ta njoh Kosovën aq më mirë do të jetë për Serbinë në radhë të parë. Por nga ana tjetër ne nuk mund ti marrim të tjerët siç do të donim ne të ishim. Por duhet ti marrim siç janë kapacitet të brendshëm moral e politik, për të quar përpara një proces që është interes i ynë. Nuk është se dialogut me Serbinë apo marrëdhëniet shumë më të afërta të Shqipërisë me Serbinë, duhet t’i zhvillojmë se na i kërkon Evropa apo Amerika. Se na i kërkon dikush tjetër. Jo na i kërkojnë fëmijët tanë. I kërkojnë fëmijët e Shqipërisë, i kërkojnë fëmijët e Kosovës sepse është e drejta e tyre, që të jetojnë në një realitet tërësisht të çliruar nga cfarë kanë parë përjetuar vuajtur ata që ishin para tyre “, tha Rama.

Në fjalimin e tij, Rama ka përmendur edhe asamblenë e NATO-s që u mbajt në Tiranë, në të cilën tha se vazhdimisht është theksuar nevoja e institucionalizimit të Kosovës me NATO-n, për çka tha se Kosova e ka përkrahjen e plotë të Shqipërisë.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa tha se nuk ka qenë aspak e lehtë për të dialoguar me Serbinë, por problemet mes dy vendeve, zgjidhen vetëm përmes dialogut.

Mustafa; Nuk është proces i lehtë

“Ky proces nuk është i lehtë është mjaftë i rënde dhe për ne si bartës së këtij procesi dhe për qytetarët që i kanë pritjet më të shpejta dhe pritjet tjera. Unë jam shumë i bi ndur se në këtë proces ka progres. Në këtë proces po arrijmë që të shtrijmë sovranitetin në tërë territorin dhe e kemi përkrahjen e shba ve be se dhe është proces së njohjes së identitetit shtetëror i republikës së Kosovës”, tha ai.

Në vazhdim të fjalimit të tij në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur edhe për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe Preshevë, duke kërkuar që të drejtat e shqiptarëve në këto treva të respektohen të paktën si të drejtat e komuniteteve në Shqipëri dhe Kosovë. Ai tha se Maqedoninë ka dëshirë ta shoh pjesë të të gjitha proceseve të integrimit.

Në këtë takim kryeministri Mustafa tha po ashtu se Kosova është për fqinjësi të mirë, duke iu referuar pakënaqësive me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai tha se nuk konsideron se po falë apo merr tokë nga Mali i Zi, por se po caktohet një vijë e mëparshme e kufirit.

Ndryshe në takimin mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, të mbajtur sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” janë nënshkruar shtatë marrëveshje.

Marrëveshjet që janë nënshkruar sot në mes dy qeverive janë Marrëveshja për Njohjen e Ndërsjellë të Certifikatës së Testimit/kalibrimit të Tahografit të Mjeteve Rrugore, Marrëveshja për Bashkëpunim në mes të autoriteteve tatimore dhe doganore të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore, Marrëveshja për Krijimin e Qendrës së Përbashkët Trajnuese, Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike te Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave ne fushën e Mirëqeverisjes dhe administrimit publik, marrëveshja për Partneritet për Bashkëp unimin Ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor te Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë, si dhe Memorandumi Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë se Republikës së Shqipërisë.

Mustafa: Kosova po e shtrin sovranitetin në territorin e saj

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, dy kryeministrat, Isa Mustafa e Edi Rama kanë përfunduar konferencën për mediat.

Mustafa tha se Kosova është trajtuar vazhdimisht si rast i veçantë, duke thënë se proceset e pazgjidhura me Serbinë duhet të zgjidhen përmes dialogut.

“Ne jemi trajtuar si rast i veçantë. Proceset e pazgjidhura me Serbinë t’i zgjidhim përmes dialogut. Ky proces është mjaft i rende dhe për ne si bartës i procesit”, tha ai.

Ai ka thënë se në këtë proces Kosova po arrin ta shtrijë sovranitetin në territorin e saj.

“Çështjet që janë me Serbinë ne do t’i zgjidhim por ato çështje do t’i shikojmë me syzat e Kosovës dhe jo te Serbisë”, tha ai.

Rama mbështet dialogun e Kosovës me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se mbledhja e sotme mes dy qeverive është kurorëzim i një punë të gjatë përgatitore, për të quar përpara një plan strategjik për integrimin e hapësirës së përbashkët ekonomike dhe kulturore.

Ai po ashtu tha se mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, të gjithë duhet të besojnë se nëse Qeveria e Kosovës nuk do të ishte këmbëngulëse në dialog, nuk do të ndodhte liberalizimi i vizave.

Në një konferencë për media, Rama tha se takimi i sotëm thellon bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme, si lehtësimi i procedurave që pengon shkëmbimin mes njerëzve dhe mallrave në kuptimin ekonomik dhe tregtar.

“Vetëm si rezultat i angazhimeve nga mbledhjet e mëparshme, volumi tregtar në viti 2015 ka prekur 200 milion euro dhe Kosova për herë të parë është renditur e dyta pas Italisë ne eksportin e produkteve shqiptare. Ajo që mbetet për thënë është se gjithçka që keni arritur na bënë të vetëdijshëm për potencialet e mëdha që ka ky bashkëpunim. Edhe rritja e njerëzve që lëvizin mes dy anëve është 22 për qind ne vitin 2015”, ka thënë Rama.

Mustafa: Takimin e sotëm e rendis në vargun e sukseseve

Duke iu gëzuar ardhjes së delegacionit shqiptar në Kosovë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një konferencë për media bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, tha se qytetarët e Kosovës këtë takim të sotëm mes dy qeverive e rendisin në listën e sukseseve.

“Është nder i veçantë që iu kemi ne Kosovë. Qytetarët e Kosovës së fundi kane përjetuar një varg te suksesshëm dhe ne këtë varg rendis edhe këtë mbledhje. Përkushtimi për të qene se bashku ne rrugën e progresit është kërkese e qytetareve”, tha Mustafa.

Sipas Mustafës, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, sot dalin me bilanc pozitiv të bashkëpunimit.

“Qeveritë tona dalin sot me bilance pozitiv te bashkëpunimit pas dy mbledhjeve te mëhershme. Gjate kësaj periudhe ne kemi avancuar djeshëm marrëdhëniet. Të dhënat flasin për zbatim te kënaqshëm te marrëveshjeve te nënshkruara ne fushën e financave, bujqësisë, arsimit ndërkufitar dhe ne raport me diasporën tonë”, tha ai.

Sipas tij, kanë mbetur pak çështje te adresohen.

Pas diskutimit të marrëveshjeve të arritura mes delegacionit të Kosovës dhe atij shqiptar, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama po mbajnë konferencë për media.

Kjo konferencë po mbahet pas takimit të dy qeverive, i cili filloi me fjalimet e kryeministrave, ndërsa vazhdoi me diskutimin dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve.

Nënshkruhen shtatë marrëveshje mes Shqipërisë e Kosovës

Në takimin mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, të mbajtur sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” janë nënshkruar shtatë marrëveshje.

Marrëveshjet që janë nënshkruar sot në mes dy qeverive janë Marrëveshja për Njohjen e Ndërsjellë të Certifikatës së Testimit/kalibrimit të Tahografit të Mjeteve Rrugore, Marrëveshja për Bashkëpunim në mes të autoriteteve tatimore dhe doganore të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore, Marrëveshja për Krijimin e Qendrës së Përbashkët Trajnuese, Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike te Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave ne fushën e Mirëqeverisjes dhe administrimit publik, marrëveshja për Partneritet për Bashkëpunimin Ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor te Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë, si dhe Memorandumi Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë se Republikës së Shqipërisë.

Paraprakisht, është zhvilluar një diskutim ndërmjet delegacioneve të përfaqësuesve përkatës të ministrive rreth marrëveshjeve të sipërpërmendura.

Pas përfundimit të diskutimit për marrëveshjet, Mustafa tha se nuk e ka pritur që të ketë kaq shumë marrëveshje të nënshkruara me Shqipërinë, duke e marrë si përgjegjësi nisjen e bashkëpunimit të ri me Shqipërinë.

“Shpreh përkushtimin e plote te Qeverisë te vazhdojmë bashkëpunimin në interes të qytetarëve tanë”, tha Mustafa.

E, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se për një periudhë të shkurtër janë bërë shumë gjëra të rëndësishme në konsolidimin e hapësirës së përbashkët.

“Me e rëndësishmja është që është zhvilluar një vetiniciative nga ana e ministrive për bashkëpunim. Kemi shumë gjëra për te ndarë së basku dhe përfitime konkrete në marrëdhëniet tregtare si rezultat i masave që kemi ndërmarrë”, tha Rama.

Vazhdon mbledhja, delegacionet diskutojnë marrëveshjet

Po vazhdon edhe më tej mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë, ku tani janë duke u diskutuar marrëveshjet, të cilat pritet të nënshkruhen sot mes delegacioneve.

Pas fjalimeve të kryeministrit së Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Kosovës, Isa Mustafa, ministrat e dy vendeve po vazhdojnë me diskutimet për marrëveshjet e parapara për mbledhjen e sotme.

Pas mbledhjes, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Hoxhaj: Kosova është mirënjohëse ndaj Shqipërisë

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ka folur edhe Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme.

Hoxhaj ka thënë se deri më tani të dy qeveritë kanë pasur kordinim dhe bashkëpunim të mirëfillt në të gjitha fushat e jetës.

“Partneriteti strategjik i filluar nga takimi parë i dy qeverive në Prizren e pastaj në Tiranë ka treguar se ky partneritet po i jep një mission të ri marrëdhënieve të dy vendeve”. ka theksuar Hoxhaj.

“Deri më tani ne kemi ndjek qëllimet e matshme dhe objektivat e jetësueshme që kanë përmirësuar shumë jetën e qytetarëve”, ka shtuar Hoxhaj.

Ai ka thënë se Kosova është shumë mirënjohëse Shqipërisë Krymeinistrit Rama e ministrit Bushati për mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e Kosovës në organziata rajonale/ndërkombëtare. Këtu ka përmendur se objektiv i ardhshëm i ministrisë që drejton është hyrja në organizatën “Harta e Adriatikut” si dhe mundësinë për t’i sjellur selitë e organizatve ndërkombëtare në Kosovë.

“Jemi në fazë të re të raporteve tona me BE-në, kemi nevoj të përfitojmë nga Shqipëria për rrugën që ka ndjek Shqipëria në MSA. Aplikimi në Këshill të Evropës është njëri ndër objektivat kryesorë të Kosovës. Të dy vendet tona kanë bërë një punë të mirëfilltë në punën ndaj terrorozmit dhe esktremizmin fetar

Partneriteti strategjik në mes të dy qeverive duhet të thellohet më shumë në aspektin arsimor duke shkëmbyer profesorët për të ligjeruar në Universitetet tona.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë një racionalizim të shpenzimeve duke themeluar ambasada të përbashkëta.

Ai po ashtu ka thënë se duhet bashkëpunuar që të bëhet më shumë në këtë drejtim.

“Të bëjmë edhe një racionalizim të shpenzimeve që ambasadat t’i kemi të përbashkëta”, tha ai.

Rama porositi se në mbledhjen e ardhshme nuk duhet ardhur vetëm me konsullatën e Mynihut, por të ketë më shumë konsullata të përbashkëta.

Rama: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni e Serbi

Në vazhdim të fjalimit të tij në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur edhe për të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoni dhe Serbi, duke thënë se kërkon që të drejtat e shqiptarëve në këto treva të respektohen të paktën si të drejtat e komuniteteve në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai tha se Maqedoninë ka dëshirë ta shoh pjesë të të gjitha proceseve të integrimit.

“Maqedoninë e duam pjesë të të gjitha procesve të integrimit, qoftë në BE apo NATO. Në anën tjetër nuk duam të rreshtim të kërkojmë që të drejtat e shqitparëve të Preshevës të respektohen të paktën sa të drejtat e pakicave në Kosovë e Shqipëri”, tha kryeministri shqiptar.

Po ashtu, Rama tha se e mbështet pa asnjë ngurrim avancimin e dialogut të Kosovës me Serbinë.

“Shqipëria e mbështet pa asnjë ngurrim avancimin e dialogut të Kosovës me Serbinë, duke e thelluar bashkëpunimin në rajon”, ka theksuar ai.

Madje Rama tha se qeveria shqiptare e ka inkurajuar dhe do ta inkurajojë lidershipin kosovar për të shkuar me guxim në dialog.

“Shqiptarët në rrugëtimin e të marrit të drejtave që u takojnë duhet që të kenë sa më shumë ekuilibër dhe asnjëherë prishje të ekuilibrit”, ka shtur ai.

Rama: Vitin e kaluar shkëmbyem 200 milionë euro mallra

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë Kosovare dhe asaj Shqiptare ri përsëriti se rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave shpëtoi BE-në nga një turp i madh. Po ashtu, Rama shtoi se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë do të realizohet në flamurin evropian.

Në fjalimin e tij, Rama ka përmendur edhe asamblenë e NATO-s që u mbajt në Tiranë, në të cilën tha se vazhdimisht është theksuar nevoja e institucionalizimit të Kosovës me NATO-n, për çka tha se Kosova e ka përkrahjen e plotë të Shqipërisë.

Duke folur për marrëveshjet, të cilat do të nënshkruhen mes Kosovës dhe Shqipërisë, ai tha se do të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, për të cilat shpreson se së shpejti do të jenë të bashkuara në flamurin evropian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë ka thënë se vitin e kaluar shkëmbimet e mallrave kanë prekur kuotën 200 milionë euro.

“Është momenti për të shkruar më tujte sepse kemi bërë shumë, por ka shumë më shumë për të bërë. Rezultate e punës së deritanishme janë shumë inkurajuese – mjafton të nënvizojmë se vitin e shkuar shkëmbimet tregtare preken kuotën 200 milionë euro”, ka thënë ai.

“Ne po bëjmë përpjekje për të krijuar një pikë doganore të Kosovës në portin e Durrësit, që do ti japin një hovë të ri bashkëpunimit mes dy vendeve. Për herë të parë vendet tona kanë një strategji të përbashkët për ruajtjen e mjedisit. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë gjithmonë bashkë në kohëra të vështira dhe të mira, por për herë te parë do të firmosim një marrëveshje për koordinim të përbashkët në rastet e fatkeqësive natyrore”, ka thënë Rama.

Mustafa: Bashkëpunimi me qeverinë shqiptare, asnjëherë më i mirë se në këtë epokë

Me të filluar mbledhja e Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke i uruar mirëseardhje delegacionit shqiptar tha se afrimi dhe bashkëpunimi me Qeverinë shqiptare s’ka qenë asnjëherë më i mirë se në këtë epokë.

Mustafa tha se sot me Shqipërinë Kosovën e bashkojnë qëllimet e njëjta politike dhe integruese, siç tha ai për të arritur stabilitetin në rajon.

“Afrimi dhe bashkëpunimi me ju s’ka qenë më i mirë se në këtë epokë, sepse ne kemi edhe qëllimet e njëjta politike dhe integruese, kemi të njëjtën gjuhë ekonomike dhe shtetërore.. Këto janë vlera, parime dhe koncepte për të cilat dy qeveritë tona do të vazhdojnë të punojnë, për t’i afruar sa më shumë dy shtetet tona dhe për t’i çuar proceset integruese në të mirë të stabilitetin në rajon”, tha ai.

Mustafa tha po ashtu se Kosova është për fqinjësi të mirë, duke iu referuar pakënaqësive me demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai tha se nuk konsideron se po falë apo merr tokë nga Mali i Zi, porse po caktohet një vijë e mëparshme e kufirit.

“Ne jemi për fqinjësi të mirë dhe normale edhe në qasjen me Ma lin e Zi rreth demarkacionit, ne nuk konsiderojmë se po ia falim apo marrim asnjë centimetër tokë Malit të Zi por vetëm po shënojmë vijën e mëparshme të kufirit”, ka thënë ai në fund.

Fillon mbledhja mes dy qeverive

Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë ka filluar mbledhja mes Qeverisë Kosovare dhe asaj Shqiptare.

Mbledhjen e ka hapur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili u uroi mirëseardhje delegacionit shqiptar dhe i falënderoi ata për përkrahjen e tyre në procese të ndryshme.

Sipas Mustafës, një gjë e tillë ndikon në forcimin e unitetit.

Rama arrin në Prishtinë, pritet nga Mustafa

Pas delegacionit shqiptar, në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” ka arritur edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Rama është pritur nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nën nderimet e Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Së shpejti pritet të fillojë mbledhje e dy qeverive.

Arrin delegacioni shqiptar, pritet të fillojë takimi i dy qeverive

Para pak minutash ka mbërritur delegacioni shqiptar në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë për të filluar takimin e përbashkët me Qeverinë e Kosovë.

Siç është paralajmëruar në agjendë, takimi pritet të fillojë në orën 11:00, ku pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje, në fusha të ndryshme mes dy qeverive përkatëse.

Masat e sigurisë të ndërmarra nga Policia e Kosovës janë duke u zbatuar që nga orët e mëngjesit. Është ndaluar edhe lëvizja e qytetarëve përreth hapësirave të bibliotekës

***

Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Isa Mustafa, tashmë ka mbërritur tek Biblioteka Kombëtare, ku pritet të mbahet mbledhja e dy Qeverive shqiptare.

Delegacioni i Shqipërisë akoma nuk ka arritur.

Në këtë takim mes dy Qeverive pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Delegacioni i Shqipërisë mbërrin në Prishtinë për mbledhjen e përbashkët

Delegacioni Shqiptar sapo ka arritur në Prishtinë, ku do të zhvilloj mbledhjen e tretë të përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Mbledhja e dy qeverive do të zhvillohet në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Pogdani”.

Prishtina pret dy qeveritë shqiptare, Kosovë-Shqipëri

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Biblioteka Kombëtare, është vendi i cili është përgatitur për të pritur kabinetin qeveritar nga Shqipëria, i cili së bashku me Qeverinë e Kosovës, do të mbajnë mbledhje, ku pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje, në fusha të ndryshme mes dy qeverive përkatëse.

Në agjendën e kësaj mbledhje, parashihet që delegacioni shqiptar të arrijë në pikën Kufitare Vërmicë në orën 10:00, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri, Kujtim Shala dhe Protokolli i Shtetit.

Në orën 11:00 delegacioni shqiptar do të arrijë në Bibliotekën Kombëtare. Në orën 11:05 do të bëhet radhitja e kabineteve Qeveritare dhe pritja e kryeministrave.

Në 11:10, pritja ceremoniale e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku do të bëhet edhe intonimi i Himneve Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Pas intonimit të himnit kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministrat Mustafa dhe Rama prezantojnë kabinetet.

Në orën 11:20, është paraparë që të fillojë mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ku do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet ministrive.

Ndërsa, konferenca e përbashkët për media, e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të mbahet në ora 12:40.

Në orën 13:00, parashihet dreka ndërmjet kabineteve, ku pjesëmarrës janë kryeministrat, ministrat, dhe delegacioni përkrahës prej 7 anëtarëve, ambasadorë, sekretarë dhe këshilltarë.

Në këtë mbledhje është paraparë nënshkrimi i shtatë marrëveshjeve në mes dy qeverive, në sektorë të ndryshëm. Ky është rendi i ditës i kësaj mbledhje të përbashkët.

Rendi i ditës

1. Hapja e mbledhjes: fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa Republikës pasuar nga fjala e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (secila fjalë do të jetë rreth 8 min).

2. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, pasuar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petri Selimi (1-2 minuta).

3. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministres së Ministres së Tregtisë dhe Industrisë së RKS, Hykmete Bajrami, dhe, më pas Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës të RSH, Edmond Haxhinasto, për të prezantuar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim/kalibrim të tahografit të mjeteve rrugore ” (1-2 min secili).

4. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Financave të R. SH. Arben Ahmetaj, pasuar nga Ministri i Financave i RKS, Avdullah Hoti, për të prezantuar Marrëveshjen për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore” (1-2 min secili).

5. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministrit të Financave të RKS, Avdullah Hoti, pasuar nga Ministri i Financave i RSH, Arben Ahmetaj, për të prezantuar Marrëveshje për krijimin e Qendrës së Përbashkët trajnuese. (1-2 min secili).

6. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministres e Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike, Milena Harito pasuar nga Ministri i Administratës Publike të RKS, Mahir Yagcilar për të prezantuar “Marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik” (1-2 min secili)

7. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Zëvendësministrit të Administratës së Pushtetit Lokal të RKS, Bajram Gecaj, pasuar nga Ministrja e Integrimit Evropian të RSH, Klajda Gjosha, për të prezantuar “Marrëveshjen për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar ndërjmet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).

8. Kryeministri i RKS, Isa Mustafa i jep fjalën Ministrit të Mjedisit të RSH, Lefter Koka, pasuar nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të RKS, Ferid Agani, për të prezantuar “Marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit tà « Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).

9. Kryeministri i RSH, Edi Rama i jep fjalën Ministrit të Zhvillimit Ekonomik të RKS, Blerand Stavileci pasuar nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë të RSH, Damian Gjiknuri për të prezantuar “Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë” (1-2 min secili).

10. Mbyllja e Mbledhjes: fjala e Kryeministrit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa pasuar nga fjala e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama që përmban Konkluzionet e Përbashkëta të Mbledhjes së Parë, Dytë dhe të Tretë të Qeverive.

Pas përfundimit të mbledhjes, zhvillohet ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Kryeministri i RKS, Isa Mustafa dhe Kryeministri i RSH, Edi Rama, ka lojnë në hapësirën ku mbahet konferenca për media.

Agjenda mediale parasheh dy pyetje nga mediat e Kosovës dhe dy pyetje nga mediat e Shqipërisë.

Pas përfundimit të Konferencës për media, bëhet foto familjare./BS/