Lëvizjet e kryeministrit  Rama janë gjithmonë në fokusin e mediave. Në vëmëndjen e tyre ishin pushimet e Ramës, por edhe ky i fundit nuk ka nguruar që të japë një përgjigje.

Pas publikimit të lajmit të një dite më parë, ka reaguar edhe zyra e shtypit e Kryeministrisë në lidhje me udhëtimin e Ramës në Majami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një reagimi të shkurtër, në njoftim thuhet se kreu i Qeverisë do të qëndrojë në SHBA tre ditë, pasi është i ftuar  në një gëzim familjar.

“Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten do të kalojnë tre ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre.

Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekulim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Qeverisë.

Siç thuhet edhe në reagimin e zyrës së shtypit, kreu i Qeverisë Shqiptare do të jetë vetëm me bashkëshorten e tij Linda Rama dhe nuk kanë marrë me vete djalin e tyre të vogël, Zahon. Më tej nuk saktësohet se nga kush janë ftuar kryeministri e bashkëshortja e tij.

rama