selaPushteti qendror në vitin 2015 jo vetëm që tentonte të pamundësoj dhe bllokoj punën e komunës së Strugës, por nuk realizoi asnjë investim në këtë qytet me fonde nga buxheti qendror, deklaroi për Alsat –M kryetari Ziadin Sela. Sipas tij komuna ka investuar në projekte që është dashur t’i bëj shteti.

Edhe përkundër faktit që Sela thotë se pret investime në Strugë gjatë vitit 2016-të, paralajmërimet janë negative.

Kryetari i Strugës për këtë vit premton realizimin e disa projekteve mes të cilave ndërtimi i urës së drurit në lumin Drin që u rrëzua para disa viteve, zgjerimin e disa shëtitoreve të qytetit ndërsa do të vazhdojnë punimet edhe në anën perëndimore të bregut të Drinit të Zi. Sipas paralajmërimeve, Struga duhet të pajiset me ndriçim krejtësisht të ri në pjesën e Drinit të Zi.