Projekti më i ri i kompanisë së njohur Project Kahn quhet Causeway Grey Range Rover Vogue Pace Car, të cilin e ka dizajnuar Afzal Kahn, dizajner i njohur britanik i veturave

Si bazë për krijimin e këtij projekti ka shërbyer modeli me motor 4.4-litër SDV8. Ky Range Rover vëmendje të veçantë tërheq me pamjen e tij të re, falë mbrojtësve të rinj, mbrojtësve anësorë të zgjeruar, spoilerit Piano Black, maskës së përparme të re.

Gjithashtu, ky Range Rover karakterizohet edhe me set të ri të rrotave me ngjyrë kromi (Shadow Chrome) nga alumini me diametër prej 23-inç, sistemin Crosshair të shkarkimit të gazrave nga çeliku, si dhe me interier të modifikuar (lëkurë me ngjyrë të zezë, disa detaje nga çeliku, pedalet nga alumini…).

Natyrisht, duhet theksuar se edhe eksterieri i tij tërheqë vëmendje të veçantë me ngjyrë gri Causeway, si dhe me mbishkrimin “KAHN” mbi kofano dhe në derën e bagazhit.

Ky projekt i Project Kahn shitet me çmim prej 88.995 funte.