Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se vendi ballafaqohet me një ndër krizat më të thella që nga pavarsimi i vendit e deri më sot, dhe për këtë arsye aktorët politik që e kanë shkaktuar këtë krizë nuk mund të njëjtit të jenë shpëtimtarë apo reformatorë të mëdhenjë. Komuniteti ndërkombëtarë është dëshmitarë direkt i lëshimeve enorme në implementimin e rekomandimeve të ndryshme të propozuara nga ana e institucioneve të ndryshme evropiane, dhe për këtë arsye nuk duhet në asnjë mënyrë të lejojë edhe një eksperiment tjetër me aktorët e njëjtë politik.

Rilindja Demokratike Kombëtare në vazhdimësi ka mbajtur qëndrim se Raporti i Pribes është fillimi më urgjent që duhej të implementohet, por kaluan plotë një vit ndërsa pushteti aktual nuk ka bë as hapin e parë. Në realitet, vet raporti i Pribes konstaton se vendi kryesisht ka ligje të mira, por ekziston një shpraztirë e madhe nëmes legjislacionit dhe praktikës sepse ka mungesë të madhe të implementimit objektiv. Për këtë arsye, demokracia, barabarsia, të drejtat e njeriut, dhe sundimi i ligjit nuk mund të lehen në duart e aktorëve politik të këtij pushteti. Vendi ka nevojë për reforma rrënjësore në të gjitha institucionet e shtetit dhe për këtë kërkohet inkluzivitet gjithpërfshirës në implementim objektiv të rekomandimeve të Raportit Pribe dhe shumë raporteve tjerra të përgaditura nga institucionet e ndryshme evropiane.

Shërbimi për Informim – RDK,