“Komuna e Sarajit kishte premtuar që prej muajin shtator rindërtimin e sallës së edukatës fizike, zyrës së arsimtarëve dhe bibliotekën e shkollës fillore “Drita”. Mirëpo që prej atëherë e deri më sot nga ky vend nuk janë larguar as mbeturinat që kanë ngelur nga djegia e e këtyre objekteve”.

Nga Komuna e Sarajit u shfajësuan duke thënë se investimet kapitale i takojnë ministrisë së Arsimit. Nga kjo e fundit e pranojnë këtë fakt por thonë se shkak i vonesë se rindërtimit të objektit është mungesa e dokumentacionit të legalizimit dhe urbanizimit të shkollës nga Komuna e Sarajit.

“Pasi që e legalizoi objektin veç më ka bërë kërkesë deri te ne, ne kemi bë kërkesë për dokument shtesë që duhet të rrumbullakohet i tërë procesi. Pas përfundimit të kësaj, besoj që shumë shpejt do të bëhet ne do ta kemi parasysh që të investohet në këtë objekt shkollor, respektivisht në sallën e sportit dhe zyrat tjera administrative të shkollës”, deklaroi Safet Neziri, MASH.

Deri në rikonstrumin e objektit nxënësit vazhdojnë të mësojnë në kushte jo të përshtatshme për mësime me erë që kundërmon, dysheme të thyera, tualete të shkatërruar, pa sallë të fizkulturës dhe nën një kulm thuajse para shembjes.

“Jashtë mbajmë se nuk ka sallë, tash ftohtë edhe mezi që luajmë jashtë”.

“Jashtë luajmë me pallto, djersitemi, sëmuremi. Ne dëshirojmë të kemi një sallë shumë të mir sikur shokët e tjerë nëpër shkolla tjera”.

Drejtori i shkollës tha se përmirësime janë bërë nga vet prindërit si dhe është vendosur instalimi i ngrohjes qendrore, donacion i USAID-it dhe një pjesë të vogël nga komuna.

“Ka edhe nevoja të tjera siç janë dyshemetë, në disa pjesë plafonët, kur bie shi këtu pikon, tash jemi në sezonin e dimrit ku do të kemi më shumë të reshura dhe do të dëmtohen përsëri lokalet mësimore. Ngrohja është projekt i USAID-it por këtu ka kontribuar edhe komuna”, tha Muzafer Murtezani, drejtor i sh.f “Drita”.

Në shkollën e “Drita” të fshatit Rashçë mësojnë mbi 400 nxënës ndërsa objekti i saj është ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore.