Në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit janë raportuar pesëdhjetë raste të reja të njerëzve me simptoma të vjelljes, diarresë dhe etheve. Me këtë, numri i të helmuarve u rrit në gati 500,përcjell Fol.

Pas marrjes së terapisë, ata u liruan për trajtim në shtëpi.

Autoritetet thonë se situata është nën kontrroll, mirëpo mjekët rekomandojnë të pihet ujë i destiluar derisa të përcaktohet shkaku i helmimit. Analiza fillestare e ujit në Gostivar tregoi parametra normalë. Megjithatë, mostra të reja janë dërguar në Shkup, të cilat pritet të jenë gati për disa ditë./Fol.mk